Aktualitet

COVID-19/ Statuja e Krishtit në Rio de Zhaniero “pushtohet” nga flamujt e vendeve të prekura, mes tyre dhe ai shqiptar, Me

19 Mars 2020, 12:38 Nga DOSJA
COVID-19/ Statuja e Krishtit në Rio de Zhaniero “pushtohet” nga

Tiranë- Presidenti i vendit, Iilir Meta ka publikuar një foto të Statujës së Krishtit Shpëtimtar në Rio de Zhaniero të Brazilit, e cila është ndriçuar me flamujt e vendeve të prekura nga COVID19. Në këtë statujë shfaqet edhe flamuri shqiptar.

 “Statuja e Krishtit Shpëtimtar, monument emblematik i qytetit të Rio de Zhaneiro dhe i Brazilit, është ndriçuar me flamujt e vendeve të prekura nga pandemia globale e #COVID19. Mes tyre është edhe flamuri shqiptar! ?? Solidariteti botëror, frymëzues dhe shpresëdhënës! “, shprehet Meta. 

Rritet bilanci i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri. Brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 5 raste të reja, duke shkuar në 64 nurmi i të infektuarve.  Sot, konfirmohen tri italianë të prekur nga COVID-19, që janë shtetasit e parë të huaj që rezultojnë pozitivë.  Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta koronavirusi ne bote koronavirusi ne shqiperi ilir meta koronavirusi ne bote koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll