Aktualitet

Pako me ushqime derë më derë, Rama nxjerr videon: Duroni, do vijmë dhe tek ju por jeni shumë

19 Mars 2020, 12:36 Nga DOSJA
Pako me ushqime derë më derë, Rama nxjerr videon: Duroni, do

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka pbulikuar një video ku shihet se si në shumë familje po shpërndahen ndihma ushqimore në kohën që Shqipëria është izoluar për shkak të Çovid-19.  Në një status në rrjetet soçiale, Rama shkruan se ky është një operaçion humanitar që do të vazhdojë me përkushtim çdo ditë, deri në mbarimin e luftës.

“Informaçion nga operaçioni humanitar qe do të vazhdojë me përkushtim dhe durim çdo ditë, deri në mbarimin e luftës. Nuk do të lemë asnjë derë pa trokitur, por numri i dyerve është shumëfish më i lartë se sa numri i njerëzve që po kryejnë operaçionin! Prandaj ju lutem të bëjnë durim të gjithë atyre më në nevojë, sepse do të vijmë tek të gjithë ju,”– shkruan Rama.

Rritet bilançi i të prekurve me ÇOVID-19 në Shqipëri. Brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 5 raste të reja, duke shkuar në 64 nurmi i të infektuarve. Sot, konfirmohen tri italianë të prekur nga ÇOVID-19, që janë shtetasit e parë të huaj që rezultojnë pozitivë.  Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjençës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e instituçioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll