Ekonomi

Dega e OBSH në Shqipëri jep njoftimin e rëndësishëm: Ja kur duhet bërë testi për COVID-19

17 Mars 2020, 16:53 Nga DOSJA
Dega e OBSH në Shqipëri jep njoftimin e rëndësishëm: Ja

TIRANË- Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka reaguar për situatën e COVID-19, ku shprehet se ka monitoruar të gjitha masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së virusit. Në një reagim në mediat sociale, OBSH shkruan se vendimi për t’u testuar nëse je bartës apo jo i  COVID-19 duhet të bazohet në faktorë klinikë dhe epidemiologjikë dhe që lidhen me një vlerësim të mundësisë për t’u infektuar.

Më tej kjo organziatë shton se testimi PCR i kontakteve asimptomatike ose lehtësisht simptomatike mund të konsiderohet në vlerësimin e individëve që kanë pasur kontakt me një rast COVID-19

Në shpërthimin e tanishëm epidemik të COVID-19, Zyra e OBSh-së në Shqipëri dëshiron të shprehë vlerësimin dhe mirënjohjen ndaj punonjësve të Shëndetit në Shqipëri, për angazhimin dhe përkushtimin e tyre ndaj qytetarëve në këto kohë të vështira. OBSh-ja dëshiron gjithashtu të përgëzojë qytetarët shqiptarë për bashkëpunimin në zbatimin e masave të marra nga Qeveria për të siguruar distancimin shoqëror. Këto masa janë tanimë mjeti më i fuqishëm që, të gjithë bashkë, kemi për të kapërcyer këtë krizë. Zyra e OBSh-së në Shqipëri po punon duke u koordinuar ngushtësisht me Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të siguruar që vendimet e marra të jenë në përputhje me rekomandimet e OBSh-së.

Në këtë drejtim, ne duam të theksojmë se vendimi për t’u testuar për COVID-19 duhet të bazohet në faktorë klinikë dhe epidemiologjikë, dhe që janë të ndërlidhur me një vlerësim të mundësisë për t’u infektuar. Testimi PCR i kontakteve asimptomatike ose lehtësisht simptomatike mund të konsiderohet në vlerësimin e individëve që kanë pasur kontakt me një rast COVID-19. Protokollet e depistimit duhet të përshtaten me situatën lokale”, është ky njoftimi i OBSH.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 obsh ne shqiperi testi per covid 19 koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 obsh ne shqiperi testi per covid 19

Sondazh

Poll