Art&Argëtim

FOTO/ “Bomb atomike n’gojë”, Robert Berisha lëshon GAFËN e radhës, dhe këtë herë e teproi me kërcënime

18 Mars 2020, 07:44 Nga DOSJA
FOTO/ “Bomb atomike n’gojë”, Robert Berisha lëshon

KOSOVË– Këngëtari Robert Berisha ka lëshuar gafën e radhës në rrjete sociale. Ai ka postuar foton e një linje ajrore kineze, me një mbishkrim tepër racist, lidhur me popullin kinez.

“Veç më vjen keq për Bruce Lee, se këtyre lakuriqëve, bombë atomike në gojë!”- shkruan Robert Berisha bashkëngjitur fotos me avionin “Air China”.

Kina ishte vendi i parë në botë ku u shfaq virusi vdekjeprurës, Covid-19, duke sjellë mijëra të vdekur. Shumë njerëz në mbarë botën kanë treguar, që pas kësaj epidemie, sulme raciste ndaj kinezëve, duke i bërë fajtorë për virusin që tashmë është një pandemi.

Por, këto sulme raciste nga një këngëtar, nuk japin aspak një shembull të mirë, duke fajësuar dhe kërcënuar një popull, për një virus që tashmë po e lufton gjithë bota, koronavirusin.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Robert Berisha lëshon gafa, pasi pak kohë më parë, bëri bujë në medie, për deklaratën e tij ndaj femrave, duke theksuar se nuk ka asgjë të keqe     që mashkulli të ketë dashnore dhe ta lejë gruan në shtëpi: “Ruajini burrin ose rrini gati, që të mos shkojë te dashnorja”, ishin fjalët e Robert Berishës, të cilat u gjykuan nga një publik i gjerë. Më pas këngëtari u mundua të kërkonte falje për deklaratën e tij të pavend.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz gafa e robert berishes këngëtari koronavirusi populli kinez robert berisha sulm racist gafa e robert berishes këngëtari koronavirusi populli kinez robert berisha sulm racist

Sondazh

Poll