Bota

Masakra me 49 viktima në Zelandë e Re, seanca në Parlament nis me leximin e kuranit

20 Mars 2019, 15:20 Nga DOSJA
Masakra me 49 viktima në Zelandë e Re, seanca në Parlament nis me

ZELANDË E RE- Seanca e ditës së sotme në Parlamentin e Zelandës së Re, në nder të 49 viktimave të vrarë në Christchurch nisi me leximin e kuranit. (Lexo këtu)

Ky gjest solidariteti nisi me imamin mysliman, i cili udhëhoqi lutjet në Parlament për durimin, lutjet dhe drejtësinë.

Kryeministrja e vendit, Jacinda Ardern e cila e nisi fjalimin e saj para deputetëve me urimin arab ‘As-Salaam- Alaikum’, që do të thotë ‘paqja qoftë me ju’.

Kjo ishte hera e parë që po lexohet kurani në Parlamentin e Zelandës së Re, dhe ky akt është mirëpritur nga Turqia.

Ibrahim Kalin, shef i këshilltarëve të Erdogan e mirëpriti këtë akt duke thënë: “Unë e përgëzoj Parlamentin për këtë akt të ngrohtë dhe të këndshëm. Janë këto akte mirësjelljeje që do ta mposhtin terrorizmin dhe fashizmin”,- u shpreh ai.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota masakra ne zelanden e re parlamenti ne zelanden e re seanca plenare hapet me kuranin masakra ne zelanden e re parlamenti ne zelanden e re seanca plenare hapet me kuranin

Sondazh

Poll