Ekonomi

“Po përgatitemi për skenarin më të keq”, mjeku Gjata: Kemi marrë masa për të pasur situatën nën kontroll

16 Mars 2020, 22:19 Nga DOSJA
“Po përgatitemi për skenarin më të keq”, mjeku

TIRANË- Rektori i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë Arben Gjata i ftuar në emisionin “Real Story” deklaroi se mjekët janë duke u përgatitur edhe për skenarin më të keq të mundshëm. Gjata theksoi se janë marrë të gjitha masat për të pasur situatën nën kontroll dhe të mos degjenerojë situata.

Unë di që është një laborator i ceritifikuar pranë ISHP dhe kemi laborator po ashtu edhe në QSUT. Deri tani në Shqipëri është vepruar sipas rekomandimeve të OBSH. Sipas rekomandimeve të OBSH, testimi bëhet vetëm për rastet e dyshuara. Aktualisht janë ngritur dy task forca të reja. Deri në këtë fazë janë rreth 460 shtretër.

Ka të sëmurë që nuk kanë nevojë për oksigjen, kurse ka nga ata që kanë nevojë për oksigjen. Janë rreth 190 respiratorë. Pritet që të vijnë respiratorë të tjerë, e pakta 100. Spitali Infektiv do pajiset me shumë respiratorë. Është vendosur që urgjencat të tranferohen tek Trauma. Ne duhet të përgatitemi për më të keqen”, tha Gjata.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Dje është miratuar dhe Akti Normativ, që detyron spitalet private që të jenë në shërbim të shtetit gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. Po ashtu gjoba do ketë dhe për ata që thyejnë rregullat e vendosura nga qeveria. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale arben gjata koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 arben gjata koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll