Ekonomi

Veliaj jep LAJMIN E MIRË për të gjitha bizneset në Tiranë: Shlyerja e detyrimeve do të shtyhet për në qershor

17 Mars 2020, 10:17 Nga DOSJA
Veliaj jep LAJMIN E MIRË për të gjitha bizneset në

TIRANË- Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj jep lajmin se sot, Këshilli Bashkiak Tiranë do të marrë vendimin për të shtyrë detyrimet e bizneseve deri në qershor, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi në vend. Deklarata e kryebashkiakut u bë në emisionin “Dita Jonë”, në A2 News, ku gjithashtu, Veliaj foli edhe për mbylljen e parkut të Liqenit, dhe të tjera masa drastike.

“Një nga vendimet e para që do të marrë Këshilli Bashkiak në mbledhjen virtuale do të jetë shtyrja e afatit për të gjitha detyrimet nga bizneset deri në qershor. Unë jam kundër atyre politikanëve populistë që vendimet merren çdo ditë. Ne nuk mund të marrim vendime ditore. Ne kemi pasur vetëm një ditë humbje pune, që ishte e premtja. Më pas do të konsultohemi me qeverinë, sa të zgjasë kriza, në të njëjtën masë do të jetë ndihma”, u shpreh Veliaj.

 

Mbyllja e parkut

“Në dallim nga një dyqan, nuk ka një qepen, është një hapësirë gjigante dhe kërkohet një sensibilizim i posaçëm. Vumë re se shumë të moshuar vijuan të luajnë domino aty. Arritëm në konkluzionin që të merrnim këtë masë radikale. Parku po kthehej në një magnet për qytetarët, sidomos për të moshuarit. Për të qenë bashkë nesër, duhet të jemi të ndarë sot”.

 

Masat

“Kjo është një situatë e jashtëzakonshme. Fakti që kemi mbërritur në këtë ditë është se duhet të marrim masa të jashtëzakonshme. Një nga arsye që disa nga fqinjët tanë kanë shumë të prekur është se e morën më lehtë. Në 97-ën i dëgjonim plumbat, tani është e pamundur të dëgjojmë plumbat virtualë”.

Qytetarët me aftësi ndryshe

“Është absolutisht e nevojshme të kujdesemi për më të dobëtit. Ne jemi në kontakt me të gjithë institucionet dhe ata janë pjesë e listave tona. Numri ynë i gjelbër 0800 888 është në dispozicion. Të gjithë duhet të bëjnë detyrën e qytetarit dhe duhet të na sinjalizojë për rastet që kanë nevojë”.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur dhe një viktimë. 7 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi erion veliaj koronavirusi ne shqiperi taksat per biznesin erion veliaj koronavirusi ne shqiperi taksat per biznesin

Sondazh

Poll