Sport

UEFA mbledh firmat e federatave, vendoset fati i kampionateve në Europë

17 Mars 2020, 19:04 Nga DOSJA
UEFA mbledh firmat e federatave, vendoset fati i kampionateve në

Coronavirus për momentin ka “ngrirë” futbollin, por UEFA nuk dëshiron që kjo situatë të vazhdojë për shumë kohë. Shtëpia e futbollit europian sot bëri një mbledhje urgjente (virtualisht) dhe mori një vendim.

UEFA ka arritur të bindë federatat europiane për të firmosur një dokument, me të cilin zotohen se do të angazhohen që ligat të mbyllen deri më 30 qershor. Pra, sido të jetë problemi me virusin vdekjeprurës në kontinent, futbolli do të vazhdojë.

“Marca”, ndërkohë, shkruan se finalja e Champions League është llogaritur të luhet më 27 qershor. Askush nuk e di se ku. Një gjë dihet me siguri: do të bëhet një plan, që ndeshjet të luhen sa më ngjeshur, dy herë në javë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus futboll uefa coronavirus futboll uefa

Sondazh

Poll