Sport

“Gjesti i Ronaldos la shenjë tek unë”, Bruno Fernandes flet për takimin e parë me CR7

17 Mars 2020, 16:34 Nga DOSJA
“Gjesti i Ronaldos la shenjë tek unë”, Bruno Fernandes

Bruno Fernandes ka vetëm fjalë të mira për shokun e tij të skuadrës në kombëtaren portugeze, Cristiano Ronaldo. Mesfushori i ri i Manchester United-it ka luajtur me CR7 në skuadrën e luzitanëve.

“Më ka pritur shumë mirë në kombëtare. Ne të rinjtë e shohim si idhull. Ditën e parë ai m’u afrua dhe më tha: ‘Po luan shumë mirë te Sportingu. Jepi dhe tregoje veten!’ Ishte një ëndërr për mua, ai erdhi tek unë dhe jo e kundërta”, është shprehur Fernandes në një intervistë për “Cronache di Spogliatoio”.

“Ato fjalë bënë diferencën. Kur shohim lojtarët më të fortë, ne i respektojmë, por ai gjest la një shenjë tek unë”, ka shtuar mesfushori  i “Djajve të kuq”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fernandes portugalia ronaldo fernandes portugalia ronaldo

Sondazh

Poll