Sport

Pas mbledhjes emergjente, UEFA thotë fjalën e saj, vendos datat se kur do të luhet Europiani

17 Mars 2020, 12:35 Nga DOSJA
Pas mbledhjes emergjente, UEFA thotë fjalën e saj, vendos datat se kur

UEFA ndodhet në një mbledhje emergjente pas situatës që ka prekur gjithë Europën me pandeminë që ndodhet në zemër të saj. Për këtë arsye janë shtyrë thuajse të gjitha kampionatet dhe kjo prishë gjithë axhendën për Europianin që do të luhej gjatë kësaj vere.

Sipas lajmeve më të fundit pritet të mos kemi Euro 2020, por Euro 2021. Kampionati do të zhvillohet nga data 11 qershor deri në 11 korrik të vitit të ardhshëm ndërsa kjo periudhë aktuale do të shfrytëzohet për të mbyllur kampionatet.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 7,174 persona dhe të infektuar janë 182,742 të tjerë, por 79,8836 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 2,158. Ndërsa në Shqipëri janë infektuar 51 persona dhe një prej tyre ka humbur jetën.

E.Ç/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport datat kur do të luhet europiani krononavirusi në botë datat kur do të luhet europiani krononavirusi në botë

Sondazh

Poll