Sport

Zyrtare: UEFA merr vendimin final për Euro 2020, ja kur do të luhet!

17 Mars 2020, 12:52 Nga DOSJA
Zyrtare: UEFA merr vendimin final për Euro 2020, ja kur do të luhet!

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Nuk mund të ketë futboll në kohë lufte, edhe pse armiku është i padukshëm.

UEFA ka vendosur që ta shtyjë për vitin 2021 Kampionatin Europian të futbollit, që ishte programuar për t’u zhvilluar në qershor-korrik të këtij viti. Sot u zhvillua një mbledhje urgjente e 55 federatave anëtare dhe është vendosur që Euro 2020 të shtyhet.

Ky vendim ishte i detyrueshëm, duke parë që mbi 180 mijë njerëz në mbarë botën janë prekur nga Coronavirus. Presim të shohim vendimet për ligat europiane të futbollit, plus Champions League dhe Europa League.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus europiani uefa coronavirus europiani uefa

Sondazh

Poll