Aktualitet

Lëvizja me makinën tënde në oraret e lejuara? Policia e Shtetit: Lejohen 3 vetë në makinë, me maska, doreza dhe dezinfekt

17 Mars 2020, 10:05 Nga DOSJA
Lëvizja me makinën tënde në oraret e lejuara? Policia e

TIRANË- Policia e Shtetit njofton se të gjithë ata që duan të shkojnë në punë me makinat e tyre, mund të kryejnë vetëdeklarimin online në këtë adresë. (KLIKO KËTU). Oraret tashmë janë të përcaktuara dhe ora e lëvizjes është nga 06:00 deri në 08:00 të mëngjesit dhe 16:00 me 17:00 në pasditë. Në makina mund të qëndrojnë 3 vetë, me dezinfektantë dhe maskat, si dhe duhen mbajtur hapur xhamat. Ndërsa në motor, vetëm një person i pajisur me kaskë.

NJOFTIMI I PLOTË:

“Covid-19” – Vetëdeklaro lëvizjen me mjet! Përmes këtij vetëdeklarimi online, autorizoheni për të lëvizur për punë (vajtje-ardhje) me automjetin tuaj, për rastet kur nuk ka transport nga firma ku punoni, duke respektuar oraret: 06:00-08:00 dhe 16:00-17:00!

 

Për mjetet 4+1, lejohen deri në 3 persona në mjet, ku personat duhet të pajisen me masat mbrojtëse të nevojshme (maska, doreza, dezinfektant), mjeti të dezinfektohet vazhdimisht, dritaret e mjetit të qëndrojnë pakëz hapur për të lejuar qarkullimin e ajrit! Për motomjetet, lejohet vetëm 1 person i cili duhet të jetë i pajisur me kaskë dhe maskë mbrojtëse! Shënim: Për lejimin e qarkullimit përtej orareve të sipërcituara, duhet autorizim i veçantë nga organet e Policisë së Shtetit!

 

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur dhe një viktimë. 7 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi levizja me makina gjate covid-19 plani i masave per covid-19 koronavirusi ne shqiperi levizja me makina gjate covid-19 plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll