Aktualitet

COVID-19/ Shqipëria në karantinë, Rama replikon me Bashën dhe tregon marrëveshjen me BSH-në: Këstet e kredive do paguhen

17 Mars 2020, 07:56 Nga DOSJA
COVID-19/ Shqipëria në karantinë, Rama replikon me Bashën

TIRANË– Shqipëria ndodhet në karantinë, pasi numri i personave të prekur me koronavirus ka shkuar në 55. Qeveria herë pas here i bën thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, me qëllimin që virusi të mos përhapet më shumë. Ndërkohë janë ashpërsuar masat për personat, të cilët nuk i binden urdhrave të Policisë. Qytetarët i janë bindur urdhërave të qeverisë për të mos lëvizur me këmbë pas orës 18:00 për të mos u ulur nëpë parqe. Po kështu, qarkullimi i mjeteve lejohet vetëm në dy  orare, paradite në orën 8:00 dhe pasdite nga ora 16:00 deri në 17:00, në mënyrë që punonjësit të shkojnë në punë.

Policia gjatë ditës ka gjobitur qytetarë e biznese pasi kanë thyer urdhrin e qeverisë, duke dalë në rrugë jashtë orareve të caktuar. Nga ana tjetër Partia Demokratike ka këmbëngulur në planin e saj me 8 pika për përballimin e situatës ekonomike për situatën e COVID-19. Kryeministri Edi Rama, ka hedhur poshtë këto pika, duke thënë se nuk janë të realizueshme.

Më tej Rama sot ka zhvilluar një takim me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe kanë firmosur sot një urdhër të përbashkët për të shtyrën këstin e kredive për 3 muaj për të gjithë indivistët dhe bizneset.

Kryeministri Edi Rama, sakaq, iu bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të qetësohen, pasi ka zhvilluar një bisedë me Skype me liderët e Ballkanit, Komisionerin për Zgjerin, Oliver Varhelyi, për të kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian, për ilaçe, pajisje mjekësore dhe grante për biznesin. Të enjten pritet të publikohet plani i garancisë financiare për të gjithë punonjësit e privatit.

(J.V. F.G. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll