Aktualitet

Dy të infektuar me COVID-19/ Izolohet fshati Mbrës në Roskovec, Policia zbarkon në terren

17 Mars 2020, 09:15 Nga DOSJA
Dy të infektuar me COVID-19/ Izolohet fshati Mbrës në Roskovec,

Roskovec- Fshati Mbërs i Njësisë Administrative Kurjan, bashkia Roskovec është izoluar, pasi një çift aty rezulton i infektuar me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se janë vendosur dy patrulla policie, një në hyrje dhe një në dalje të fshatit, me qëllimin që banorët të mos dalin prej aty. Dyshohet se çifi i kthyer nga Itaia ka infektuar persona të tjerë. 

Një ditë më parë Bashkia e Roskovecit u bëri thirrje banorëve të fshatit Mbërs të vetëizolohen, pas përhapjes së koronavirusit. 

 

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Dy ditë më parë u miratua dhe Akti Normativ, që detyron spitalet private që të jenë në shërbim të shtetit gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. Po ashtu gjoba do ketë dhe për ata që thyejnë rregullat e vendosura nga qeveria. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet izolohet fshati mbërs koronavirusi ne shqiperi izolohet fshati mbërs koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll