Aktualitet

Ç’po ndodh?! Fenomeni përsëritës që po çmend botën, pacientët e shëruar nga koronavirus rezultojnë sërish pozitivë

17 Mars 2020, 07:53 Nga DOSJA
Ç’po ndodh?! Fenomeni përsëritës që po

TIRANË– Rreth 14% e personave që janë shëruar nga koornavirus (Covid-19) dhe kanë dalë nga spitali, kanë rezultuar sërish pozitiv. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Kina dhe Koreja e Jugut kanë nisur të raportojnë raste të reja të infektuarish, që përkojnë pikërisht me personat që tashmë janë konsideruar të shëruar. Konkretisht Kina ka raportuar 433 persona të infektuar, ndërsa Koreja e Jugut, 1766.

 Zyrtarët shëndetësorë pranojnë se ata janë akoma duke mësuar rreth koronavirusit të ri dhe se si funksionon ai brenda trupit të njeriut. I njëjti fenomen përsëritës është raportuar në Japoni, kur një grua tek të 40-at që ishte rikuperuar dhe rezultuar negative për virusin, është deklaruar sërish e infektuar, vetëm tre javë më vonë.

Autoritetet e këtyre vendeve janë vënë në gjurmim e pacientëve të mëparshëm, edhe pasi janë larguar nga spitali. Ky fenomen e ka çakorduar tërësisht mjekësinë që po lufton për një vaksinë, për Covid-19.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 7,174 persona dhe të infektuar janë 182,742 të tjerë, por 79,8836 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 2,158. Ndërsa në Shqipëri janë infektuar 51 persona dhe një prej tyre ka humbur jetën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kine koreja e veriut koronavirusi ne bote kine koreja e veriut koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll