Art&Argëtim

Njerëzit në botë zihen për letra higjienike, Bebe Rexha i demostron alternativën shqiptare: Laje b… me ujë

17 Mars 2020, 08:18 Nga DOSJA
Njerëzit në botë zihen për letra higjienike, Bebe Rexha i

TIRANË– Një video epike e Bebe Rexhës, ku i mëson njerëzve në mbarë botën, se si një metodë alternative shqiptare, mund të zëvëndësojë letrën higjienike, është shpërndarë nga moderatori, Isli Islami.

Pas përhapjes së koronavirusit, njerëzit nëpër botë kanë një problem madhor: mungesën e letrave higjienike. Në rrjete sociale janë shpërndarë dhe video virale, ku sherret nuk mungojnë në supermarkete, për një pako letrash higjienike. Por, Bebe Rexha në një video-live ka folur për këtë fenomen, duke u thënë njerëzve që mund të lajnë të pasmet me ujë, dhe nuk ka nevojë për letra higjienike.

 

 

@beberexha ka dy fjalë mbi fenomenin e habitshëm të zhdukjes nga tregu të letrave higjienike. Në më pak se 60 sekonda, Bebe i tregon të gjithë botës se sa praktikë jemi ne shqiptarët. #vesidelmeshpirtin Ky demonstrim u krye dje në mbrëmje, në një live të artistes me ndjekësit e saj në Insta. Jam i lumtur që vendosa ta regjistroj, e ndjeva që diku do dilte… I love you Bebe ❤️

A post shared by ISLI ISLAMI (@isli_islami) on

“Mund ta lash b*thën me ujë. Seriozisht ç’është ky muhabet. Në Shqipëri, kur isha në Shqipëri më duhet të laja të pasmet me një kanaçe me ujë, nuk është aq e vështirë”- është shprehur Bebe Rexha gjatë videos, ndërsa ka demonstruar metodën shqiptare, se si mund të mbash higjienën duke u pastruar me ujë. Me veprime, dhe pa asnjë kompleks, këngëtarja ka dhënë metodën alternative.

Ndërkohë, ka qenë moderatori Isli Islami ai që e ka regjistruar këtë video-live dhe e ka ndarë në rrjete sociale, ku shkruan: “ Bebe Rexha ka dy fjalë mbi fenomenin e habitshëm të zhdukjes nga tregu të letrave higjienike. Në më pak se 60 sekonda, Bebe i tregon të gjithë botës se sa praktikë jemi ne shqiptarët. #vesidelmeshpirtin. Ky demonstrim u krye dje në mbrëmje, në një live të artistes me ndjekësit e saj në Insta. Jam i lumtur që vendosa ta regjistroj, e ndjeva që diku do dilte…I love you Bebe”.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz bebe rexha isli islami këngëtarja koronavirusi ne bote letrat higjienike shqiperia bebe rexha isli islami këngëtarja koronavirusi ne bote letrat higjienike shqiperia

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 17 Mars 2020, 07:30

SHBA– Ylli i TikTok, 22-vjeçarja Ava Louise ka shpallur një sfidë të re në TikTok, që për shumë njerëz mund të duket diçka e shpifur dhe e pavend....