Art&Argëtim

U diagnostikuan me koronavirus, një lajm i mirë nga Tom Hanks dhe bashkëshortja!

17 Mars 2020, 07:50 Nga DOSJA
U diagnostikuan me koronavirus, një lajm i mirë nga Tom Hanks dhe

AUSTRALI– Tom Hanks dhe Rita Wilson janë liruar nga një spital i Queensland në Australi dhe tani janë në vetë-karantinë në shtëpinë e tyre. Çifti ishte shtruar në spital në izolim pasi u diagnostikua me koronavirus të ri javën e kaluar.

“Faleminderit atyre që na ndihmuan. Le të kujdesemi për veten dhe për të tjerët. Hanx”, -shkruan aktori në rrjetin social Twitter.

Hanks dhe Wilson ishin në Australi për prodhimin e një filmi në lidhje me këngëtarin Elvis Presley. Hanks është vendosur të luajë menaxherin e Presley, Kolonel Tom Parker, në filmin e drejtuar nga Baz Luhrmann. Prodhimi në projekt aktualisht është pezulluar.

Tom Hanks e ndau vetë në rrjete sociale, lajmin se kishte mbetur i infektuar me Covid-19, së bashku me bashkëshorten, Rita Wilson. Gjatë fundjavës, Hanks ndau azhurnime për kujdesin e tyre dhe rimëkëmbjen e vazhdueshme. Wilson madje bëri një listë për dëgjim për të tjerët duke u izoluar ose në karantinë.

Burimi: CNN

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aktori hollivudian rita wilson tom hanks tom hanks del nga spitali tom hanks me coronavirus aktori hollivudian rita wilson tom hanks tom hanks del nga spitali tom hanks me coronavirus

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 17 Mars 2020, 07:30

SHBA– Ylli i TikTok, 22-vjeçarja Ava Louise ka shpallur një sfidë të re në TikTok, që për shumë njerëz mund të duket diçka e shpifur dhe e pavend....