Art&Argëtim

Kërcim sensual në kushte shtëpie? Çdo gjë shkon keq për Xhensilën dhe Bes Kallakun, aktori rrëzohet, këngëtarja i bie

16 Mars 2020, 17:29 Nga DOSJA
Kërcim sensual në kushte shtëpie? Çdo gjë shkon keq

TIRANË– Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka postuar një video të sikletshme të sajën bashkë me partnerin e saj, aktorin e njohur të humorit Bes Kallaku. Në kushte karantine, ata kanë vendosur që të argëtohen duke kërcuar tango me njëri-tjetrin.

Gjithçka nis me çiftin duke vallëzuar në mënyrë sensuale, por jo çdo gjë përfundon ashtu siç nis, pasi në një moment,Besi rrëzohet duke marrë edhe Xhensilën me vete përtokë.

“Mos e provoni në shtëpi! Kur nuk shkon ashtu siç duhet!!! Këndoni, vallëzoni, rrëzohuni, lutuni, besoni, jetoni me njëri-tjetrin dhe për njëri-tjetrin!!!,”-shkruan krahas videos Xhensila.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Dje është miratuar dhe Akti Normativ, që detyron spitalet private që të jenë në shërbim të shtetit gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. Po ashtu gjoba do ketë dhe për ata që thyejnë rregullat e vendosura nga qeveria. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

 

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz bes kallaku koronavirusi ne shqiperi xhensila myrtezaj bes kallaku koronavirusi ne shqiperi xhensila myrtezaj

Sondazh

Poll