Aktualitet

VIDEO/ Të moshuarit në Cërrik nuk reskpetojnë rregullat e qeverisë, nuk karantinohen dhe vazhdojnë peshkimin në liqenin e

16 Mars 2020, 19:30 Nga DOSJA
VIDEO/ Të moshuarit në Cërrik nuk reskpetojnë rregullat e

CËRRIK- Ndërsa në Cërrik qytetarët vazhdojnë të qëndrojnë të pashqetësuar, madje bëjnë dhe humor kur ne i pyesim nëse janë të bindur se si duhet të veprojnë në një situatë të tillë. Ashpërsimi i masave nga qeveria nuk i ka frikësuar aspak të moshuarit në qytetin e Cërrikut. Edhe këtë të hënë parku kryesor ishte plot, ndërsa distanca nuk është respektuar. Edhe në hidrocentralin e Banjës nuk munguan peshkatarët.

Të moshuarit në Cërrik nuk i kanë marrë seriozisht masat e marra nga qeveria për vetëizolimin. Ata i sheh kudo, në rrugë  dhe parqe dhe shumë pranë njëri – tjetrit. Situatën e krijuar e kalojnë me shaka. “Nuk kemi frikë, po erdhi le të vijë. Nuk kam qenë në Itali”, shprehet një i moshuar. Teksa e gjithë Shqipëria ndodhet në karantinë për shkak të COVID-19 në hidorocentralin e Banjës në aksin Cërrik-Gramsh buzë këtij hidorcentrali vijon të peshkohet si çdo ditë tjetër.

As masat e marra dhe as shtetërrethimi nuk i ka penguar peshkatarët në liqenin e Banjës të dalin nga shtëpia. Të pashqetësuar ata vijojnë të peshkojnë, krah njëri-tjetrit. Ndërsa lëvizja për qytetetarët është ndaluar, ata sërish e kanë gjetur mënyrën për të dalë nga shtëpia. Të ardhur me biçikleta nga Cërriku Gostima, por edhe nga zona e Gramshit ata preferojnë të qëndrojnë buzë ujërave të këtij hidrocentrali duke peshkuar dhe duke kaluar ditën.

(Marrë nga ABC News.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e cerrikut koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 banoret e cerrikut koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll