Aktualitet

U takuan me të infektuarit me koronavirus, banorët e Roskovecit nuk zënë mend, qytetari: Maskë kam golfin, kam dhe paguren

16 Mars 2020, 19:48 Nga DOSJA
U takuan me të infektuarit me koronavirus, banorët e Roskovecit nuk

ROSKOVEC- I infektuari me Covid-19 nga Fieri (i gjashti), që ka dalë pozitiv gjatë 24 orëve të fundit është bashkëshorti i 61-vjeçares që rezultoi pozitive 2 ditë më parë.

Çifti i bashkëshortëve nga fshati Mbërs i Roskovecit janë kthyer me 6 mars nga Italia. Ata jetojnë në Fier por kanë të afërmit në Mbërs. 61-vjeçarja ka një dyqan ushqimor në lagjen 1 Maji në Fier. Ajo qëndroi 2 ditë në repartin e patologjisë të spitalit rajonal Fier deri sa erdhi përgjigjia se ishte e prekur me koronavirus.

18 mjekë, infermierë dhe sanitare që i kanë shërbyer 61-vjeçares, prej dy ditësh janë vetëkarantinuar.

Ndërkohë, edhe bashkëshorti i saj, 5 ditë më parë ka qenë në një ceremoni mortore në fshatin Mbërs. Sipas banorëve ai është takuar me familjarët e të ndjerit por edhe më shumë bashkëfshatarë. Banorët thonë se nuk kanë frikë nga infektimi me Covid-19 dhe nuk kanë përse të hyjnë në karantinë. Madje, pa e ditur nëse janë ose jot ë infektuar, ata kryejnë ‘nderet’ te njëri-tjetri.

Marrë nga Top Channel

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi roskovec koronavirusi ne shqiperi roskovec

Sondazh

Poll