Sport

Ecclestone del kundër Ferrarit: Duhet të dish italisht, që të kuptosh si flasin prapa krahëve

15 Mars 2020, 21:08 Nga DOSJA
Ecclestone del kundër Ferrarit: Duhet të dish italisht, që

“Po të isha Hamilton, do të rinovoja me Mercedes”.

Kështu është shprehur ish-numri një të Formula 1, Bernie Ecclestone. Së fundmi ai ka dhënë një intervistë për “Daily Mail”, ku ka folur hapur. Ai i është referuar kalimit të mundshëm të kampionit të botës te Ferrari, gjë që ai nuk ia këshillon.

“Një kalim te Ferrari nuk do të funksiononte, sepse ata janë italianë. Kjo do të thotë se duhet të mësojë gjuhën e tyre, në mënyrë që të kuptojë se çfarë thonë mbrapa krahëve”, ka thënë Ecclestone.

“Problemi me të gjithë italianët është se nuk duan të bëjnë fjalë, nuk duan të kenë diskutime me asnjë. Në vend që ta kritikojnë dike që nuk po bën një punë të mirë, thonë ‘Shkojmë për darkë dhe flasim. Jemi miq’”, ka shtuar ai.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ecclestone formula 1 hamilton ecclestone formula 1 hamilton

Sondazh

Poll