Aktualitet

Bleu për 1200 euro pasaportë bullgare në Serbi, kapet në Durrës gylenisti Ibrahim Yakar

16 Mars 2020, 16:01 Nga DOSJA
Bleu për 1200 euro pasaportë bullgare në Serbi, kapet në

DURRËS- Një shtetas turk i identifikuar si Ibrahim Yakar, është arrestuar sot në Durrës. Sipas informacioneve mësohet se turku, që dyshohet se është gylenist, po tentonte të largohej drejt Italsië me dokumente false dhe ka rënë në pranga në pikën kufitarë në portin e Durrësit.

Atij i është gjetur një pasaportë bullgare dhe përpasojë gjykata ka caktuar masën e sigurisë  “arrest në burg”, pasi akuzohet për veprën penale “Falsifikimit të letërnjoftimeve, i pasaportave ose të vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Yakar para policëve gjatë arrestimit ka paraqitur kartë identitetit bullgare në emër të Nikolay Neyko si dhe një pasaportë bullgare në emër të Nikolay Neyko. Po pas hetimeve, këto dokumente rezultojnë se janë false dhe mësohet se i kishte blerë pëe 1200 Euro në Serbi. Dosja.al mëson se gylenisti gjatë dëshmisë së tij ka thënë se ishte nisur nga Turqia para 10 ditësh me avion dhe ka shkuar në Bosnje Hercegovinë dhe që aty ka shkuar në Beograd, Serbi dhe më pas ka kaluar në Kosovë. Në datën 2 mars 2020, është nisur nga Kosova për në Shqipëri dhe ka mbërritur në Durrës.

Yakara është shtetasi i tretë turk që arrestohet në Shqipëri. I pari ishtëe Harun Çelik, mësuesi që pas dënimit u dëbua për në Turqi në rrethana të paqarta dhe dyshohet se atij iu refua dhe kërkesa për azil. Ndërkohë Selami Simsek, shok me Çelik vetëm pak ditë më parë u lirua nga burku dhe ka dorëzuar kërkesë për azil, pasi shprehet se i rrezikohet jeta në Turqi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet turku ne shqiperi gylenistët ibrahim yakar arrestohet turku ne shqiperi gylenistët ibrahim yakar

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Mars 2020, 14:48

LAÇ– Kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara ka njoftuar se për shkak të situatës me koronavirusin në vend është pezulluar pelegrinazhi i përvits...