Aktualitet

“Edo, ia ke .. muhabetit“, Jul Deda revoltohet nga urdhëri i Ramës: Unë do dal dhe do eci me këmbë, hajde më ndalo po

16 Mars 2020, 15:19 Nga DOSJA
“Edo, ia ke .. muhabetit“, Jul Deda revoltohet nga urdhëri i

TIRANË- Aktori Julian Deda në një postim në rrjetet sociale shkruan se nuk është dakord ma masën e fundit të vendosur nga Edi Rama, për ndaluar ecjen në kmëbë pas orës 18:00. Në një reagim në mediat sociale, Deda shprehet se kjo është një masë e kzagjëruar dhe ai është gati ta thyejë rregullin. 

Më tej sfidon publikisht Ramën duke thënë që nëse mundet le ta ndalojë. “As ne kembe te mos levizim?! E egzagjerove Edo. I q.r. mor burre. Une per vete do dal, do ec ne kembe, ti hajde me ndalo po pate b….!”, ëhstë ky postimi në Instastory i Julian Dedës.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Dje është miratuar dhe Akti Normativ, që detyron spitalet private që të jenë në shërbim të shtetit gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. Po ashtu gjoba do ketë dhe për ata që thyejnë rregullat e vendosura nga qeveria. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama julian deda koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 edi rama julian deda koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Mars 2020, 14:48

LAÇ– Kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara ka njoftuar se për shkak të situatës me koronavirusin në vend është pezulluar pelegrinazhi i përvits...