Aktualitet

Naftëtarët e Ballshit letër të hapur Ramës: Paskemi lindur për të vuajtur! Me sëmundje e pa lek!

16 Mars 2020, 14:13 Nga DOSJA
Naftëtarët e Ballshit letër të hapur Ramës: Paskemi

FIER- Naftëtarët e rafinerisë së naftës në Ballsh i kanë dërguar sot një letër publike kryeministrit Edi Rama. Letra është shkruar nga Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj, ku shprehet se po shtohen rastet me COVID-19. Më tej ai shton se naftëtarët thonë se tashmë në familjet e tyre ka pllakusur heshtja dhe skamja.

Me sëmundje, pa shpresë, dhe pa lek, në familjet tona ka pllakosur heshtja dhe skamja. Me autoritetin që Ju jep ligji, por dhe e drejta për të jetuar, Ju drejtohemi juve z.Rama të merrni ne dorë fatet tona, të Rafinerisë dhe gjithë krahinës së Mallakastrës”, shtohet në letër tyre.

LETRA E PLOTË

I Nderuar z Rama! Ne naftetarët e Rafinerisë së Armos në Ballsh vërtet paskemi lindur për të vuajtur. Edhe pse prej vitesh kemi këkuar nga ju që hallet tona te marrin fund, gjë të cilën ju vetë na e patët premtuar, u desh dhe kjo situatë e kësaj semundjeje, që për ne të jetë fatale për jetën.

Me sëmundje profesionale,pa shpresë, dhe pa lek, në familjet tona ka pllakosur heshtja dhe skamja. Me autoritetin që Ju jep ligji, por dhe e drejta për të jetuar, Ju drejtohemi juve z.Rama të merrni ne dorë fatet tona , të Rafinerisë dhe gjithë krahinës së Mallakastrës. Me besimin se kjo letër e shkruar me shumë dhimbje s’do te bjerë në vesh të shurdhër,presim me padurim një përgjigje nga ju. Me respekt,në emër të gjithë naftëtarëve, Kreu i Sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj.

Naftëtarët e Ballshit pak javë më parë u futën në një grevë urie dhe kërkonin tre pagat e prapambetura. Para kësaj greve që rezuloi e suksesshme, pasi ata plotësuar pjesërish kërkesat e tyre naftëtarët dolën disa herë në protestë në Fier, por nuk u dëgjuan  nga autoritetet. Janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë, pas përplasjes së “Tosk Energy” dhe “Bankers”.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama naftëtarët e ballshit protesta e naftetarve edi rama naftëtarët e ballshit protesta e naftetarve

Sondazh

Poll