Aktualitet

“Me zonjën e kaloj aq mirë sa…”/ Me kafe në dorë! Burrat në Tiranë dalin nga shtëpia, mblidhen poshtë pall

16 Mars 2020, 14:28 Nga DOSJA
“Me zonjën e kaloj aq mirë sa…”/ Me kafe në

TIRANË– Pasi blejnë kafen në gota plastike në një furrë buke aty pranë, banorë të kësaj zone, ulen në stolat e parkut, për ta konsumuar.

Gazetarja  e Top Channel, Juli Ristani ka intervistuar 3 qytetarët që po konsumonin një kafe në një nga zonat e kryeqytetit, afër Maternitetit te Ri.

 

“Me zonjën e kaloj aq mirë sa nuk ta pret mendja. Kisha aq kohë që nuk rrija me të!,”– thotë njëri prej qytetarëve.

Ndërsa një tjetër ka disa kërkesa për të gjitha televizionet në vend: Po qëndroj më shumë me bashkëshorten këto ditë. Po shikojmë vetëm lajme dhe muzikë. Na jepni më shumë filma shqiptarë. Ne po merremi më shumë me fëmijët, bashkë me bashkëshorten.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur.

Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Dje është miratuar dhe Akti Normativ, që detyron spitalet private që të jenë në shërbim të shtetit gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. Po ashtu gjoba do ketë dhe për ata që thyejnë rregullat e vendosura nga qeveria. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll