Sport

Barcelona merr vendimet për merkaton: Aubameyang jo, dy super sulmues po!

15 Mars 2020, 19:43 Nga DOSJA
Barcelona merr vendimet për merkaton: Aubameyang jo, dy super sulmues po!

Barcelona i ka bërë të ditur Pierre-Emerick Aubameyang se nuk është një përparësi për ata, ndërsa në krye të listës së shpenzimeve të klubit katalanasve është interisti Lautaro Martinez dhe kthimi i Neymar nga Paris Saint-Germain.

Sipas Sunday Express, sulmuesi i Arsenal ndiqet vetëm nga Inter-i për momentin. Zikaltrit, në fakt, do të viheshin në lëvizje për afrikanin vetëm në rast se Lautaro do të largohej në verë drejt Camp Nou.

Ndërkohë, negociatat për rinovimin e kontratës së gabonezit me Arsenalin mbeten pezull. Kontrata e sulmuesit me Topçinjtë skadon në qershorin e 2021-shit.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arsenal aubameyang barcelona merkato arsenal aubameyang barcelona merkato

Sondazh

Poll