Aktualitet

“Rilindja Urbane” dështon në Memaliaj, fasada të papërfunduara, qytetari:Po prite nga partia të mori lumi (VD)

20 Mars 2019, 06:52 Nga DOSJA
“Rilindja Urbane” dështon në Memaliaj, fasada të

Memaliaj- Qeveria Rama në vitet te fundit të qeverisjes së saj një vëmendjen shumë të madhe ju ka kushtuar edhe fasadave të qyteteve, shesheve, dhe ka ndërtuar në disa prej tyre pedonalet.

Por çfarë ka ndodhur në qytetin e Memaliajt me këto investime?

“Jugu news” ka publikuar një video, ku tregohen pamje nga ky qytet në të cilën investimet për sheshet, rrugët dhe fasadat kanë ngelur përgjysmë.

Banorët ankohen se sheshi ishte më funksional para ndërhyrjes, sepse kishte gjelbërim dhe pemë, ndërkohë që haptazi duket se investimi ka ngelur përgjysmë.

” Janë të papërfunduara. Na kanë ardhur në shtëpi të gjithë kandidatët, 4 ditë para zgjedhjeve, na premtuan dhe asnjë nuk bënë. Po prite nga partitë të mori lumi”, shprehet një qytetar.

Marrë nga “Jugu news”

J.V/Dosja.al 

 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fasadat përgjysme memaliaj rilindja urbane fasadat përgjysme memaliaj rilindja urbane

Sondazh

Poll