Aktualitet

Mbërrijnë në shtëpi/ Shqiptarët që punonin në Mal të Zi detyrohen të ecin 6 orë në këmbë, pasi u mbyllën kufijtë

15 Mars 2020, 18:46 Nga DOSJA
Mbërrijnë në shtëpi/ Shqiptarët që punonin në

SHKODËR-Dhjetëra shqiptarë, të Malit të zi, kanë marrë rrugën në këmbë për të arritur në Shqipëri pranë familjeve të tyre, oasi mësuan se Hani i Hotit do të bllokojë hyrjet ditën e sotme për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Ditën e sotme ata kanë arritur në Shkodër, aty ku janë dhe familjarët e tyrë pas 6 orësh ecje. Shqiptrët kanë rrëfyer për Top-Channel se jetonin kryesisht në qytetin e Ulqinit dhe te Tuzit, të cilët punonin me ndërtim dhe merreshin me bujqësi.

Më të mbërritur në Han të Hotit, në mungesë të transportit publik, ata u nisën ne këmbë për në Shkodër. Ata janë detyruar të kthehen në shtëpitë e tyre, pasi i ndërmoren masa nga vendet fqinjë.

Bilanci i covid-19 në shqipëri ka shkuar në 42 të prekur. Shkon në 3 numri i mjekëve të infektuar, pasi sot u njoftua nga ministria se janë prekur edhe dy mjekë të spitalit “shefqet ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në spitalin e durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në tiranë, rrogozhinë, elbasan, durrës, lushnje dhe fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Rama iu bëri thirrje sot spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet coronavirusi ne shqiperi shqiptaret ne mal te zi coronavirusi ne shqiperi shqiptaret ne mal te zi

Sondazh

Poll