Aktualitet

Ilaçi që kuroi të infektuarit me Covid-19 në Itali vjen në Shqipëri, Pipero jep lajmin e mrekullueshëm: Është porositur

15 Mars 2020, 18:18 Nga DOSJA
Ilaçi që kuroi të infektuarit me Covid-19 në Itali vjen

TIRANË– Ilaçi Tocizilumab që deri më sot ka shërbyer për trajtimin e artritit rheumatoid, është duke u aplikuar prej ditësh në Itali tek të infektuarit me koronavirus që kanë shfaqur komplikacione, duke dhënë rezultat, por mbi të gjitha shpresë se ky virus mund të mposhtet. Ky mendikament, i cili nuk sigurohet nga farmacitë në treg, por vetëm në spital, do të aplikohet shumë shpejt edhe nga Infektivi në QSUT. I kontaktuar nga “Panorama Online” mjeku infeksionist prof. Pëllumb Pipero bën me dije se Tocizilumab përdoret specifikisht në persona të intubuar dhe se është porositur një sasi optimale për t’ju përgjigjur nevojave në vendin tonë

Së pari dua të theksoj se jo të gjithë të sëmurët përfitojnë dhe jo të të gjithë përdoret apo është përdorur Tocizilumab. Përdoret vetëm në komplikacionet e rënda dhe në persona të intubuar, pra me respiracion mekanik. Së dyti ende nuk ka një protokoll të miratuar për përdorimin e këtij medikamenti, i cili përdoret si imunodepresor në sëmundje reumatizmale kronike si dhe në onkologji. Ka disa fakte, që janë optimiste për rezultatin e deritanishëm. Kam folur personalisht në telefon me mjekun që e ka përdorur në Napoli dhe me ka shpjeguar hollësisht mënyrën e përdorimit por pa më dhënë protokollin e përdorimit pasi ende nuk është i aprovuar. Krahas Tocizilumab ka dhe medikamente të tjera antivirale të cilat gjithashtu kanë dhënë rezultate optimiste dhe ne po i përdorim sipas indikacionit nën kujdesin e veçantë të Prof. Najada Çomo, shefe e Shërbimit. Sa i takon Tucizilumab në dijeninë time Ministria e Shëndetësisë në dakortësi me Shefen e Shërbimit ka porositur një sasi optimale, por duke qënë se kërkesat në botë janë rritur shumë për këtë medikamet mund të ketë edhe vonesa. Së fundi dua të ritheksoj se deri sot ende nuk kemi një medikament të aprovuar kundër coronavirusit të ri, Covid-19, dhe mjekimi bazë mbetet ai empirik ose simptomatik e mbështetes ku rolin kryesor e luan oksigjenoterapia”, bën me dije prof. Pipero.

Po sipas mjekëve reumatolog, Tocizilumab aplikohet për trajtimin e artrit rheumatoid. Por jashtë vendit, reumatologët e përdorin edhe për të ulur shkallën e fibrozës në pacientët me sëmundje reumatizmale me prekje të pulmonit, siç është sclerodermia. “Ndryshe nga skipi i mjekëve në spitalin e Napolit që e aplikojnë në mënyrë intravenoze, ne për artritin e përdorim subcutan dhe dozat për këto dy indikacione janë të ndryshme”, thonë mjekët reumatolog. I eksperimentuar nga mjekët në spitalin e Napolit, më Itali Tocizilumab duket se po jep rezultate pozitive ditë pas dite, duke sjellë përmirësim të parametrave shëndetësor për të infektuarit me koronavirus që kanë shfaqur komplikacione.

Ilaçi Tocilizumab vijon të japë efeke pozitive dhe të përmirësojë pacientët e prekur nga Covid-19 në Itali. Pas kurimit të dy prej tyre, enti publik Italian për Ilacet, pranë Ministrisë së Shëndetësisë ka autorizuar nisjen e përdorimit të ilacit Tocilizumab në 250 pacientë të prekur nga koronavirus.

Bilanci i covid-19 në shqipëri ka shkuar në 42 të prekur. Shkon në 3 numri i mjekëve të infektuar, pasi sot u njoftua nga ministria se janë prekur edhe dy mjekë të spitalit “shefqet ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në spitalin e durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në tiranë, rrogozhinë, elbasan, durrës, lushnje dhe fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Rama iu bëri thirrje sot spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilaci kunder koronavirusit koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi ilaci kunder koronavirusit koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll