Aktualitet

Vdes inxhinieri vlonjat, sëmundja e rëndë i mori jetën, nipi njofton se ceremonia do të bëhet në maj

15 Mars 2020, 17:04 Nga DOSJA
Vdes inxhinieri vlonjat, sëmundja e rëndë i mori jetën, nipi

VLORË– Në Shqipëri javën e fundit ka ndryshuar rutina dhe jeta e të gjithë njerëzve si shkak i përhapjes së koronavirusit.

Teksa duket sikur jeta ka “ndaluar” për shqiptarët, për shumë familjarë është e vështirë të ndjekin traditat për funeralet në rastet e vdekjeve, dhe rrjedhimisht vdekjet janë gjëja më e vështirë këto javë pasi ndalohet që njerëzit të grumbullohen.

Së fundmi ka qenë rasti në Vlorë, ku pas vdekjes së Inxhinierit Resmi Canaj familjarët e tij e kanë pasur të pamundur t’i japin lamtumirën e fundit, ashtu sikurse ka ndodhur me çdo person tjetër që është ndarë nga jeta.

Përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook” një prej të afërmëve të Inxhinierit Canaj që është ndarë ditën e sotme nga jeta, na kujtoi të gjitha vdekjet që ndodhnin në Kinë, nga ku thuhej se funeralet ndiqen online, por ky rast që ka ndodhur në Shqipëri ka shtyrë familjarët që ceremoninë në nder të të ndjerit ta zhvillojnë në muajin maj.

Të dashur miq dhe dashamirës të familjes tonë, me hidhërim të thellë ju njoftojmë se si pasoj e një lufte shembullore kundër një sëmundje të rënd e cila e kishte privuar nga ju për kaq shumë kohë, u nda nga jeta Xhaxhai jonë Ing. R. C. Ceremonia në nder të tij do të zhvillohet në muajin Maj pranë Teatrit “Petro Marko”, Vlorë për shkak të situatës aktuale jo te favorshme për raste të tilla“- ka shkruar në rjetet sociale A.C, nipi i inxhinierit.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 42 të prekur. Shkon në 3 numri i mjekëve të infektuar, pasi sot u njoftua nga ministria se janë prekur edhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Rama iu bëri thirrje sot spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi resmi canaj vlore koronavirusi ne shqiperi resmi canaj vlore

Sondazh

Poll