Aktualitet

“Do ndjek rrugën ligjore, s’e braktis dot vendin e punës”, mjeku Ilir Allkja flet sërish pas shkarkimit nga

15 Mars 2020, 17:35 Nga DOSJA
“Do ndjek rrugën ligjore, s’e braktis dot vendin e

TIRANË– Mjeku Ilir Allkja i cili u shkarkua nga puna një ditë më parë është shprehur se do ndjekë rrugën ligjore pasi e gjitha kjo situatë është një hakmarrje e ulët e kryeministrit Edi Rama. I ftuar në studion e Syri.net, Allkja tha se në jetën e tij nuk ka kryer asnjë shkelje dhe se nuk mund ta braktisë kështu vendin e punës.

Më thonë duhet të largohem nga puna se kishte porosi nga drejtori i QSUT-së. I thashë ma jep me shkrim. Unë nuk mund ta braktis vendin e punës me fjalë, sepse është detyra ime. Ndërkohë pashë në disa portale kishin filluar të shkruanin se mjeku pushohet nga puna. Kjo më bëri të dyshoj që ka një burim tjetër zyrtar që e ka shpërndarë këtë lajm. Është hakmarrje e ulët e kryeministrit. Unë i urrej regjimet autoritare. Por unë kam punuar me ndërshmëri në punën time si mjek në 27 vite punë nuk kam marrë asnjë masë disiplinore, nga Urdhdhëri i Mjekëve. Unë do të ndjektë gjithë rrugët ligjore. Unë kisha punën time, u kam shpërbyer të majtë e të djathë, të varfërve dhe të pasurve. Në gjithë jetën time nuk kam pasur asnjë shkelje dhe nuk ka asnjë ankesë karshi meje, për shkelje të etikës në punë, të betimit të Hipokratit, i kam trajtuar si të jenë familjarët e mi,”- tha Allkja.

Një natë më parë, Dosja.al, ekskluzivisht lajmin për largimin e mjekut nga puna. Allkja është bërë pjesë e mediave ditët e fundit për shkak të përplasjes që pati me kryeministrin Edi Rama pasi denoncoi mungesën e mjeteve dhe veshjeve mbrojtëse për stafin mjekësor që po përballon këtë fazë të Covid-19, që ka infektuar 38 persona në Shqipëri. Rama publikoi një foto të Allkjas me veshje mbrojtëse dhe hodhi poshtë deklaratat e këtij të fundit. Ndërkohë mjeku u shpreh se ai nuk kishte denoncuar faktin që spitali s’kishte asnjë veshje, por që mjekët e vishnin vetëm në rastet kur dihej që pacienti ishte me koronavirus, ndërkohë që sipas tij duhet vënë në çdo kohë, pasi nuk i dihet.

Një ditë më parë, mjeku Ilir Allkja, ka hedhur poshtë këshillat e Drejtorit të Urgjencës, Skënder Bratajt. Në një status në Facebook, Allkja shkruan se Brufeni, të cilin Brataj e këshillon për ulje temperature, nuk duhet përdorur nga të infektuar me COVID-19, pasi rëndon gjendjen e tyre shëndetësore.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir allkja shkarkohet ilir allkja ilir allkja shkarkohet ilir allkja

Sondazh

Poll