Aktualitet

Plan masash në shërbimin postar, organet rrezikojnë 1 mln lekë gjobë dhe mbylljen në rast përsëritje

15 Mars 2020, 16:43 Nga DOSJA
Plan masash në shërbimin postar, organet rrezikojnë 1 mln

TIRANË– Të gjitha organet e shërbimit postar që nuk garantojnë vazhdimësinë e shërbimit dhe nuk hartojnë një plan masash për të kufizuar kontaktet e punonjësve me publikun dhe për të shmangur grumbullimin në sportele apo në ambiente të tjera të brendshme, rrezikojnë të gjobiten në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.

Pjesë nga akti normativ (Kliko KËTU për ta lexuar të plotë)

Organet e shërbimit postar duhet të garantojnë vazhdimësinë e shërbimit dhe të hartojnë një plan masash për të kufizuar kontaktet e punonjësve me publikun dhe për të shmangur grumbullimin në sportele apo në ambiente të tjera të brendshme. Moszbatimi i këtij detyrimi dënohet me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 42 të prekur. Shkon në 3 numri i mjekëve të infektuar, pasi sot u njoftua nga ministria se janë prekur edhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private.  Rama iu bëri thirrje sot spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll