Aktualitet

5-10 milionë lekë për institucionet arsimore që nuk mbyllen gjatë Covid-19, ç’i pret nëse s’i binden urdhërit të qe

15 Mars 2020, 16:26 Nga DOSJA
5-10 milionë lekë për institucionet arsimore që nuk mbyllen

TIRANË– Të gjitha institucionet arsimore që nuk mbyllën gjatë periudhës së Covid-19, rrezikojnë që të dënohen me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë për institucionet arsimore, publike/jopublike, dhe në masën 1 000 000 (një milion) lekë për çerdhet dhe kopshtet, publike/jopublike. Në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.

Pjesë nga akti normativ

Institucionet arsimore, çerdhet dhe kopshtet, publike dhe jopublike, që nuk mbyllin aktivitetin e tyre për periudhën e përcaktuar nga autoritetet kompetente, dënohen me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë për institucionet arsimore, publike/jopublike, dhe në masën 1 000 000 (një milion) lekë për çerdhet dhe kopshtet, publike/jopublike. Në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 42 të prekur. Shkon në 3 numri i mjekëve të infektuar, pasi sot u njoftua nga ministria se janë prekur edhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private.  Rama iu bëri thirrje sot spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll