Aktualitet

Policia publikon masat e reja dhe u bën thirrje qytetarëve: Mund të ktheheni në banesat tuaja vetën gjatë natës së sotme

15 Mars 2020, 15:03 Nga DOSJA
Policia publikon masat e reja dhe u bën thirrje qytetarëve: Mund

TIRANË- Policia e Shtetit ka publikuar sot masat e reja se kur do lejohet qarkullimi i mjeteve brenda dhe jashtë qyteteve. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se o lejohet qarkullimi i mjeteve rrugore private të shtetasve me numër të kufizuar njerëzish 4+1 në të gjithë vendin për tu kthyer në vendbanimet e tyre, nga ora 00.00 deri në orën 08.00 të datës 16.03.2020, duke respektuar kufizimet higjeno-sanitare të situatës së krijuar.

Por uniformablu theksojnë se nuk do lejohet qarkullimi i mjeteve të shërbimit publik, përjashtuar taksive 4+1 brenda orarit 06.00 deri në orën 08.00 në mëngjes dhe 16.00 deri 17.00. Po ashtu brenda këtij orari do lejohet qarkullimi i mjeteve furgonçina, furgonë, minibuisë, autobusë që do bëjnë transportin e personelit dhe punonjësve  të bizneseve  prodhuese/industriale/ bujqësore, duke marrë masa individuale mbrojtëse  sipas kërkesave të dërguara dhe miratuara nga Policia e Shtetit, si dhe qarkullimi i automjeteve për  punonjësit e Policisë së Burgjeve, SHPSF-ve, si dhe personeli shëndetësor me mjetet e tyre private për vajtje ardhje në pune, në oraret e ndërrimit të turneve, kundrejt dokumentit të institucionit ku punojnë.

NJOFTIMI I PLOTË

Në  kuadër të masave  kufizuese për parandalimin e  përhapjes e coronaviruesit ”Covid 2019”, Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se: Do lejohet qarkullimi i mjeteve rrugore private të shtetasve me numër të kufizuar njerëzish 4+1 në të gjithë vendin për tu kthyer në vendbanimet e tyre, nga ora 00.00 deri në orën 08.00 të datës 16.03.2020, duke respektuar kufizimet higjeno-sanitare të situatës së krijuar. Nuk do lejohet qarkullimi i mjeteve të shërbimit publik, përjashtuar shërbimin taksi 4+1, brenda këtij orari. Do të lejohet qarkullimi në oraret 06.00 deri në orën 08.00 në mëngjes dhe 16.00 deri 17.00 mbasdite i mjeteve (furgonçina, furgonë, minibuisë, autobusë) që do bëjnë transportin e personelit dhe punonjësve  të bizneseve  prodhuese/industriale/ bujqësore, duke marrë masa individuale mbrojtëse  sipas kërkesave të dërguara dhe miratuara  nga Policia e Shtetit, si dhe qarkullimi i automjeteve për  punonjësit e Policisë së Burgjeve, SHPSF-ve, si dhe personeli shëndetësor me mjetet e tyre private për vajtje ardhje në pune, në oraret e ndërrimit të turneve, kundrejt dokumentit të institucionit ku punojnë.

Do të lejohet lëvizja e mjeteve rrugore që kryejnë transporte të mallrave brenda dhe jashtë vendit për llogari të individëve, firmave dhe kompanive vendas dhe të huaja, furgonçina, furgonë, kamionë të cilët merren më  furnizimin e me produkte ushqimore dhe blegtorale dhe që ofrojnë shërbime për qytetarët, mjetet që transportojnë bazë ushqimore për blegtorinë. Jashtë këtij kufizimi,  do të lejohet të qarkullojnë, mjetet rrugore që kryejnë shërbime të emergjencës, ambulanca, zjarrfikëse dhe mjetet e Policisë së Shtetit e ato ushtarake, punonjësit e medies me makina të loguara ose jo  por të paisura me dokument identifikimi. Autorizimet e mëparshme të  lëshuar nga Policia e Shtetit me afat deri në datën 15 Mars, ju zgjatet afati

Me qëllim kthimin e  përgjigjeve në kohë  të kërkesave të qytetareve, të cilët kanë nevojë të komunikojnë për probleme të ndyshme ne nr 112/129 si dhe në numrat e dedikuar 0694122223 dhe 0694122224,  sqarojmë  pronarët dhe administratorët e subjekte që merren me shpërndaje të produkteve ushqimore, apo që ofrojnë shërbime të cilat përdorën Furgoncina, forgonë dhe kamionë se nuk kanë nevojë për autorizim për levizje,pasi ato jana të përfshira në kategorine e mjeteve që lejohen të qarkullojnë pa autorizim. Theksojmë se në këto automjete do qarkullojnë vetëm drejtuesit e këtyre automjeteve dhe jo familjarë apo pasagjërë të tjerë. Policia e Shtetit gjen rastin për të apeluar edhe njëherë për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë me korrektësi kufizimet e vendosura pasi shkelja e tyre do ndëshkohet me masa të rrepta administrative të reja të vendosura nga Qeveria  për shkak të situatës, me qëllim parandalimin e përhapjes  së COVID 19.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 42 të prekur. Shkon në 3 numri i mjekëve të infektuar, pasi sot u njoftua nga ministria se janë prekur edhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private.  Rama iu bëri thirrje sot spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 policia e shtetit shqiperia ne shtet rrethim koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 policia e shtetit shqiperia ne shtet rrethim

Sondazh

Poll