Insights

SHËNIM: Përkrenarja e Skënderbeut në banesën e Ramës, pyetjet që duhet t’u japë përgjigje Endri Fuga

15 Mars 2020, 15:43 Nga DOSJA
SHËNIM: Përkrenarja e Skënderbeut në banesën e

TIRANË- Këshilltari për Mediat në Kryeministri Endri Fuga, pas shumë kohës komentoi në Twitter-in e tij lajmet në media. Vetëm pak minuta pas botimit të lajmit nga Dosja.al, se Kryeministri Edi Rama në banesën e tij kishte përkrenaren e Skënderbeut, që i është dhuruar pak kohë më parë shtetit shqiptar dhe ishte destinuar të qëndronte në Kryeministri, erdhi një reagim nga Fuga.

Sipas zëdhënësit të Ramës, portalet që kishin publikuar këtë lajm ishin të infektuara dhe se asgjë nuk ishte e vërtetë, pasi sipas tij Rama nuk e kishte vjedhur nga Kryeministria përkrenarën, por kishtë bërë një kopje.

Por Fuga, nuk sqaron se për çfarë kopje bëhet fjalë. Kopja që ka bërë Rama është njësoj si origjinalja? Kushton po aq sa dhe origjinalja? Është një imitim, i blerë diku gjetkë? Është një imitim jo rëal?

Asnjë prej këtyre pyetjeve nuk u dha përgjigje Fuga, që publikoi dhe një foto të përkrenares së Skënderbeut të izoluar me xham në sallën e hartave në Kryeministri. Por sërish dhe fotoja hedh dyshime.

Kur e ka bërë foton Endri Fuga, a nuk është dhe ai i izoluar në banesë, apo theu urdhrin e qeverisë dhe në një kohë rekord shkoi nga banesa e tij në Kryeministri, shkrepi foton, cicëroi në Twitter dhe më pas u kthye sërish në banesë? Prandaj Fuga duhet t’i japë përgjigje dhe pyetjes: Kur është shkrepur fotoja e përkrenares në Kryeministri?

Presim që Fuga t’u përgjigjet këtyre pyetjeve dhe të sqarojë publikun, nëse Kryeminstri ka vjedhur përkrenarën e Skënderbeut dhe e ka mrrë në banesën e tij të kthyer në karantinë në Surrel apo jo?

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione edi rama endri fuga perkrenarja e skenderbeut edi rama endri fuga perkrenarja e skenderbeut

Sondazh

Poll

Insights 14 Mars 2020, 09:07

Nga Artan FugaC’ja fut kot kjo doktoresha!!!Nëpër rrjete sociale qarkullon një deklarim i një mjekeje italiane që thotë pak a shumë : shkoni kurohuni te futboll...