Insights

SHËNIM: ‘Taiwani’ s’është i vetmi, në Dosja.al vërshojnë denoncimet për lokalet që s’janë mbyllur… kufizohet

12 Mars 2020, 12:53 Nga DOSJA
SHËNIM: ‘Taiwani’ s’është i vetmi, në

TIRANË– Kufizimi i jetës publike në kryeqytet është i vështirë për qytetarët shqiptare, ende të pamësuar me COVID-19, i cili është kthyer tashmë pjesë e jetëve tona, pa na pyetur. Ndryshimi i zakoneve dhe rutinës tonë është i pashmangshëm, por duket se më kokëfortët po rezistojnë. Dosja.al publikoi dje pamjet ekskluzive sesi kazinoja e kompleksit gjigant “Taiwan” vijonte lirshëm punën, megjithëse rrezikonte jetën e qytetarëve që ndodheshin atje.

Kaq ka mjaftuar që në redaksinë e Dosja.al të vijnë denoncime për lokale nga më të mëdhatë ku shpenzohet shumë para , deri tek të vegjlit, që nuk janë mbyllur. Ata e kanë gjetur marifetin për t’i shpëtuar kontrollit dhe vëmendjes publike duke kufizuar klientelën. Biznese të mëdha që përfitojnë nga njohjet politike, por edhe të vogla që përfitojnë nga njohjet. Nëse është e vërtetë, mund të themi që dikush po e shfrytëzon situatën për të përfituar. Kjo ndodh edhe në situatë normale, por në kushtet e emergjencës është e papranueshme. Mbi të gjitha, favorizon përhapjen e virusit.

Nuk do të publikojmë asnjë denoncim pa fakte! Por ftojmë qytetarët, që denoncimet t’i kenë të faktuara me foto ose video ku duket qartë, vendi dhe ora, pasi në kushtet e shtrëngimit, nuk kemi mundësi verifikimi. Ne do të publikojmë të gjitha denoncimet e faktuara. Në këto kushte, sidoqoftë rrini në shtëpi, kujdesuni për veten!

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione kazinoja tek taivan koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 kazinoja tek taivan koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll

Insights 3 Mars 2020, 12:44

Demokracia liberale dhe armiqtë e saj

Kur dramaturgu gjerman Bertolt Brecht shkroi, “I gjithë pushteti vjen nga populli,” ai vijoi këtë duke shtruar një pyetje të rëndësishme: “Por nëse vjen nga pop...