Insights

SHËNIM: Mbyllja e urbanëve, Rama e Veliaj nuk janë në një mendje. Ping-pong me përgjegjësinë

12 Mars 2020, 09:45 Nga DOSJA
SHËNIM: Mbyllja e urbanëve, Rama e Veliaj nuk janë në

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një interviste në Euronews njoftoi me pompozitet se kishte marrë masa kundër virusit COVID-19 në Tiranë. Veliaj u shpreh se sapo kamera që kishte përball të fikej ai do firmoste urdhrin për ndërprerjen e linjave të ubanëve në Tiranë, por dhe të autobusëve që ligjin kryeqytetin me ish-komunat.

Dhe kështu bëri. Pak minuta pas përfundimit të intervistëve, zyra e medias së Bashkisë Tiranë, nisi një njoftim ku shkruhet qartë se: prej orës 05:00 të ditës së nesërme (dmth sot në datë 12 mars), këto linja do të ndërpriten deri në një njoftim të dytë. ‘Viktimë’ e këtij urdhri do ishin mijëra qytetarë që sot duhet të shkonin në punë, pasi jo çdo gjë është mbyllur nga frika e koronavirusit.

“Në vijim të planit të masave mbrojtëse në qytetin e Tiranës, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, Bashkia e Tiranës njofton të gjithë qytetarët se nga dita e enjte, datë 12 mars, do të pezullohet shërbimi i transportit publik për një afat të pacaktuar. Për sa më sipër, prej orës 05:00 të ditës së nesërme, këto linja do të ndërpriten deri në një njoftim të dytë: Shërbimi i transportit qytetas (linjat brenda qytetit të Tiranës);  Shërbimi i transportit rrethqytetas (linjat që lidhin qytetin e Tiranës me ish njësitë administrative/ komunat) dhe Shërbimi i transportit ndërqytetas ushqyes (linjat që lidhin Bashkinë e Tiranës me Bashkinë e Kamzës dhe Bashkinë e Vorës). Bashkia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për masën e pezullimit të përkohshëm të këtyre shërbimeve të transportit, por gjykon se masa është e domosdoshme për të rritur efiçencën e sistemit të mbrojtjes ndaj përhapjes së mëtejshme të virusit”, është ky njoftimi i plotë i Bashkisë Tiranë, i nisur mbrëmjen e djeshme.

Por dita zbardhi dhe ora 05:00 ku ky urdhër në fuqi kaloi, administratorët e linjave të urbanëve as që e kishin marrë mundimin të lexonin këtë urdhër dhe vijuan punën normalisht. Pas kësaj situate erdhi një reagim nga Kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se nga mesdita nuk ka më transport urban.

“? NGA SOT NË MESDITË NUK KA TRANSPORT URBAN NË TIRANË dhe DURRËS ?PO BËJMË GATI TRANSPORTIN E DEDIKUAR PËR MJEKËT dhe INFERMIERËT”, shkroi Rama.

Menjëherë reagoi sërish Veliajt, duke bërë fajtore mediat për mos zbatimin e urdhrit të tij nga administratorët e urbanëve. Sipas Veliajt ai mbrëmë kishte thënë që nuk do kishte pezullim që në orën 05:00 në mëngjes, por ata që kanë qenë në punë turn i tretë duhet të dërgoheshin në shtëpi. Po ashtu u jep një këshillë dhe qytetarëve që të mos lexojnë portalet, pasi sipas tij janë kontanimuese.  

“? Nuk ka devijim nga urdhri për autobusët! Sot e bëri edhe Italia. Por kush ishte turn i tretë mbrëmë do duhet ta rikthejmë në shtëpi mor shokë sot në mëngjes te fëmijët, për sa kohë s’kish dijeni mbrëmë.? #RriNeShtepi e sa më pak portale kontaminuese pranë vetës! ??#DoJaDalim ??”, shkruan Veliaj në njoftimin e dytë.

Për transparencë të publikut, të dy njoftimet e Veliajt dhe reagimin e Ramës i kemi ripublikuar të plotë dhe shihet qartë se Kryeministri me Veliajn nuk janë në një mendje më urdhrin e nxjerr prej tyre. Po ashtu duket qartë që mos zbatimi i urdhrit nuk është faji i portaleve, por është faji i Bashkisë Tiranë që nuk ka informuar qytetarët dhe administratorët e linjave të transportit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

factcheck factcheck edi rama erion veliaj koronavirusi ne shqiperi masat e bashkise per koronavirusin urbanet e tiranes edi rama erion veliaj koronavirusi ne shqiperi masat e bashkise per koronavirusin urbanet e tiranes

Sondazh

Poll

Insights 3 Mars 2020, 12:44

Demokracia liberale dhe armiqtë e saj

Kur dramaturgu gjerman Bertolt Brecht shkroi, “I gjithë pushteti vjen nga populli,” ai vijoi këtë duke shtruar një pyetje të rëndësishme: “Por nëse vjen nga pop...