Insights

FOTO-FLAGRANTE/ Ndodhi edhe kjo! Sandër Lleshaj përdor makinën e Ushtrisë për të ndërruar mobiljet e shtëpisë, rinovimi

9 Mars 2020, 10:36 Nga DOSJA
FOTO-FLAGRANTE/ Ndodhi edhe kjo! Sandër Lleshaj përdor makinën e

TIRANË- Në kohën kur e gjithë vëmendja e strukturave shtetërore do të duhet të ishte tek parandalimi i përhapjes së Covid-19, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj mobilon shtëpinë. Rinovimi i ambienteve të brendshme të banesës së Lleshajt, në zonën pranë ATSH-së, rruga “Tefta Tashko”, është filmuar nga një nga fqinjët e ministrit, i cili dërgoi pamjet e transportimit të mobiljeve tek Dosja.al.

“Ka ardhur disa herë ..ka ndërruar gjithë mobiljet.”-denoncon i habitur fqinji i ministrit.

Në pamje të parë, çdo gjë është në rregull, por nëse shohim pamjet, mobiljet e Lleshajt janë transportuar me një nga automjetet e Ushtrisë Shqiptare.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i ka ndërprerë marrëdhëniet me Ushtrinë prej gati dy vitesh, ku për të marrë detyrën hoqi dorë edhe nga titulli “Gjeneral”. Por duket se ndikimi i tij në Ushtri është i lartë, saqë i ka ngarkuar edhe rolin e ‘dum-dumit’, (makinë transporti popullore dhe e lirë).

Në total, makina e ushtrisë ka bërë 5 rrugë, pasi ministri ka ndërruar të gjitha mobiljet e shtëpisë duke i bërë të reja, për t’i shkuar me gjasë për shtat me detyrën.

Ajo që ngelet pa përgjigje është fakti, pse ky rinovim bëhet me mjetet shtetërore, të cilat janë në shërbimin personal zyrtarëve të lartë, e jo të taksapaguesve shqiptarë. A e ka përvetësuar ministri pronën shtetërore, për interesin personal dhe jo atë publik?

Një shembull modest për situatën na vjen nga Italia, ku ish-ministri i Brendshëm, Matteo Salvini, kërkoi falje publike para popullit italian, pasi i biri u shfaq duke përdorur një jet ski policie për t’u argëtuar në det. Ngjarja solli një stuhi reagimesh ndaj Salvinit, duke e akuzuar se e konsideron veten mbi ligjin.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

factcheck factcheck sander lleshaj shtepia e sander lleshajt sander lleshaj shtepia e sander lleshajt

Sondazh

Poll

Insights 3 Mars 2020, 12:44

Demokracia liberale dhe armiqtë e saj

Kur dramaturgu gjerman Bertolt Brecht shkroi, “I gjithë pushteti vjen nga populli,” ai vijoi këtë duke shtruar një pyetje të rëndësishme: “Por nëse vjen nga pop...