Dritan Kaba: Asnjë reagim, vetëm arrogancë dhe neglizhencë vrastare!
Asnje reagim nga Qeveria ne ndihme te familjareve qe nuk mund te punojne dhe keshtu nuk mund te paguhen. Asnje reagim per te bere punen e saj, se mijera familje...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një video-mesazh live ku ka njoftuar për më të rejat në luftën kundër përhapjes së COVID-19. Siç ka njoftuar edhe vetë më herët, i pari i qeverisë është vetë-karantizuar në shtëpinë e tij në Surrel, ku bën joga dhe mban agjërim. Por, ajo që na tërhoqi vëmendjen ne të Dosja.al është kjo pamje pas shpinës së kryeministrit. Bëhet fjalë për “Përkrenaren e Skënderbeut”, një objekt i shtrenjtë që qëndron për dekor në vilën kryeministrore. Përkrenarja që shihni në këtë foto, iu dhurua shtetit shqiptar, më saktë Kryeministrisë 2 vite më parë, më 27 nëntor 2018, kur në Sallën e Hartave në Kryeministri u prezantua një hartë e rrallë e shekullit të XV-që ku flitej për Skënderbeun.
Argjendari Pirro i dhuroi përkrenaren e gjitha në flori, kryeministrisë. Rama e siguroi autorin e përkrenares, Argjendarin Pirro, se dhurata e tij për Kryeministrinë nuk do të zhduket siç ndodhte më parë, por do të inventarizohet dhe do t’i mbetet trashëgimi godinës.
““Argjendari i famshëm Pirro, i cili na ka njoftuar se këtë përkrenare, kurorë të mbarë shqiptarisë, ia dhuron Kryeministrisë. Duke e njohur jo vetëm unë por fatkeqësisht të gjithë historinë e dhuratave që i janë bërë kësaj godine dhe godinave të tjera, dhe nuk dihet ku kanë përfunduar, dëshiroj ta qetësoj autorin e kësaj përkrenare që ajo të humbasë. Ne kemi iniciuar një traditë normale të mësuar nga vende të cilav e u kemi zili hiret e mirësjelljes me veten, dhe të gjitha dhuratat inventarizohen dhe asnjë dhuratë që vjen e më dorëzohet mua nuk është e imja.”-thoshte vetë Rama asokohe.
Por tanimë, përkrenarja ka përfunduar në shtëpinë e tij në Surrel, për arsye që nuk dihen. Me gjasë, kryeministri ka patur frikë se përkrenarja e shtrenjtë do të humbiste në këto kohë koronavirusi, prandaj e ka marrë atë me vete në shtëpi, pasi me të është më e sigurtë sesa në institucionet e shtetit. Mundësia e dytë, është që kryeministri të jetë dashuruar me prodhimin e parë të Argjendari Pirros, dhe të ketë realizuar edhe një të dytë për veten. Mbetemi në dilemë derisa të mësojmë të vërtetën…
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Asnje reagim nga Qeveria ne ndihme te familjareve qe nuk mund te punojne dhe keshtu nuk mund te paguhen. Asnje reagim per te bere punen e saj, se mijera familje...
TIRANË- Jemi izoluar. Dakord. Njerëz të rëndësishëm dhe të zakonshëm. Po. A ka menduar dikush për atë pjesë të popullatës që nuk ka mundësi të ushqehet me ...
TIRANË- Kur te gjithe kane mendjen te coronavirusi dhe masat per parandalimin e saj, reformatoret e drejtesise (partise) bene levizjet e radhes! Dy juriste...
TIRANË– Kufizimi i jetës publike në kryeqytet është i vështirë për qytetarët shqiptare, ende të pamësuar me COVID-19, i cili është kthyer tashmë pjesë e je...
TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një interviste në Euronews njoftoi me pompozitet se kishte marrë masa kundër virusit COVID-19 në Ti...
Në këto ditë kur pandemia e virusit Covid-19 i shtriu kthetrat edhe në vendin tonë mendoj se është koha të jemi të gjithë të bashkuar ndaj këtij rreziku që i ka...
TIRANË- Në kohën kur e gjithë vëmendja e strukturave shtetërore do të duhet të ishte tek parandalimi i përhapjes së Covid-19, ministri i Brendshëm, Sandër ...
Thjesht shikoni një makinë që del nga linjat e montimit në Sindelfingen ose Wolfsburg të Gjermanisë: Qoftë një Mercedes i klasit E ose një Golf VW – ̶...
Kjo shkatërrirë ka qënë shkolla ku unë dhashë mësim shumë e shumë vite përpara. Sa mbarova universitetin më degdisën në malet e Gorës,mes mjerimit,varfërisë e u...