Aktualitet

‘Nusja dhe shtetrrethimi’/ Në Elbasan “nuk pyesin” për koronavirus, krushqit shkojnë dhe marrin nusen me pajton

15 Mars 2020, 12:28 Nga DOSJA
‘Nusja dhe shtetrrethimi’/ Në Elbasan “nuk pyesin”

ELBASAN– Koronavirusi ka izoluar vendin por kjo nuk do të thotë që njerëzit nuk festojnë. Në Elbasan, një familje rome ka thyer “shtetrrethimin” pasi është nisur për të marrë nusen në shtëpinë e saj.

Duke qënë se në Shqipëri është traditë që dita e dasmës nuk kthehet, familja e dhëndrit ka marrë përsipër rrezikun dhe ka shkuar që të kryejë të gjitha “adetet” edhe pse në kohëra të vështira. Madje kanë shkuar që ta marrin edhe me pajton.

Ndërkohë që disa fetojnë për dasmën, bilanci i COVID-19 në vend ka shkuar në 42 të prekur. Shkon në 3 numri i mjekëve të infektuar, pasi sot u njoftua nga ministria se janë prekur edhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier.

Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private.  Rama iu bëri thirrje sot spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan koronavirusi ne shqiperi elbasan koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll