Aktualitet

Policia njoftim mbylljen e kufijve: Doganat nuk punojnë, kalimi bëhet vetëm nga Qafë Thana

15 Mars 2020, 13:24 Nga DOSJA
Policia njoftim mbylljen e kufijve: Doganat nuk punojnë, kalimi bëhet

TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë me dije se sot prej orës 13:00 asnjë pikë kalimi me Greqinë nuk do jetë funksionale për kalimin e qytetarëve shqiptarë drejt Greqisë. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se do lejohen të kalojnë vetëm ata që kanë shtetësi greke dhe leje qëndrimi të përhershme në vendin fqinj.

Po ashtu bëhet me dije se do lejohen të kalojnë vetëm kamionët dhe e njta gjë bëhet dhe më pikat kufitare me Maqedoninë ëe Veriut. Përjashtim bën dogana e Qafë Thanës në të cilën kalimi vijon normalisht.

NJOFTIMI I PLOTË

Policia Kufitare njofton të gjithë qytetarët  se pikat e kalimit kufitar me Greqinë, konkretisht Kakavija, Qafe Bota dhe Kapshtica për arsye të parandalimit të COVID-19,  duke filluar prej orës 13.00, nuk do te lejohet te hyjnë për ne Greqi asnjë shtetas, përveç shtetasve grek dhe atyre qe kane leje qëndrimi te përhershme ne Greqi. Në pikat e kalimit me greqinë do lejohen vetëm kamionët.

Gjithashtu  Policia Kufitare bën me dije se  edhe pikat e kalimit me Maqedoninë e Veriut, Bllata dhe Tushemishti si dhe aeroporti i Ohrit  janë mbyllur deri në një njoftim të dytë, ku nuk lejohet qarkullimi i mjeteve të vogla, autobusëve dhe udhëtarëve, ndrësa qafë Thana vijon lëvizja normalisht. Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të anulojnë lëvizjet e planifikuara dhe ata që ndodhen duke lëvizur në drejtim të këtyre pikave , të kthehen mbrapa, pasi nuk do lejohen të kalojnë.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 42 të prekur. Shkon në 3 numri i mjekëve të infektuar, pasi sot u njoftua nga ministria se janë prekur edhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private.  Rama iu bëri thirrje sot spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 mbyllen kufijte koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 mbyllen kufijte

Sondazh

Poll