Aktualitet

Karantinimi nga koronavirusi/ Çupi: Urgjent një paketë ekonomike, Sabiti nga Bulqiza jeton me lekët e kanaçeve dhe nuk izol

15 Mars 2020, 14:09 Nga DOSJA
Karantinimi nga koronavirusi/ Çupi: Urgjent një paketë

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka denoncuar historinë e një qytetari që nuk rri dot i karantinuar pasi i duhet të mbledhë kanaçe që të sigurojë bukën e gojës së fëmijëve. Çupi mbështet propozimin e Partisë Demokratike, që kryeministri Edi Rama të ketë urgjent një paketë ekonomike për qytetarët që duhet të izolohen.

“Alternativa e Rames per me te varfrit,  uria ose rreziku nga infektimi. Duhet urgjent një paketë ndihme ekonomike dhe sociale për qytetarët nga qeveria siç propozon PD. Sabiti  jeton në Bulqizë duke mbledhur kanaçe tek mbetjet ushqimore në Qafë Buall. Ai e ka të pamundur, në kuptimin e plotë të fjalës, të qendrojë në karantinë, sepse i duhet të zgjedhë mes mundësisë për të mos u infektuar dhe urisë së sigurtë të fëmijëve. Dita kur ai nuk do të dalë të mbledhë kanaçe për të fituar 3 mijë lekë të vjetra në ditë, do të jetë dita e urisë për familjen.  Fatkeqësisht, familjet si ajo e Sabitit, janë me mijëra në Shqipëri.  Ndryshe nga sa predikon kryeministri, ata as nuk bëjnë dot joga, as nuk kanë luksin të ushqehen dot 2 herë në ditë. Duke mos marrë asnjë masë që i ndihmon ata, qeveria i ka lënë më të varfrit të përballen vetëm me 2 alternativa: me koronavirusin ose me urinë,“- shkruan ndër të tjera Çupi.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 42 të prekur. Shkon në 3 numri i mjekëve të infektuar, pasi sot u njoftua nga ministria se janë prekur edhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private.  Rama iu bëri thirrje sot spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhurata cupi koronavirusi ne itali partia demokratike plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi dhurata cupi koronavirusi ne itali partia demokratike plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll