Art&Argëtim

FOTO/ “Ngela si skllavja Izaura, do i kërkoj divorc”, biznesmeni gay s’e lë rehat Kujtim Gjuzin: Jemi mbyll në karantin

15 Mars 2020, 11:51 Nga DOSJA
FOTO/ “Ngela si skllavja Izaura, do i kërkoj divorc”,

TIRANË– Tashmë i njohur gjërësisht, dhe tepër aktive në rrjete sociale, biznesmeni gay, Elton Ilirjani ka vendosur të ngacmojë edhe njëherë Kujtim Gjuzin. Me një foto të publikuar në rrjete sociale, në të cilën ka bashkëngjitur veten dhe deputetin Gjuzi, Elton Ilirjani ka një mbishkrim thumbues.

“Ngela duke punuar si Skllavja Izaura me punet e shtepise dhe ky as xhaketen nuk e heq ne shtepi! Do i kërkoj divorcin :)”,-ka shkruar Elton Ilirjani në foton e publikuar në profilin e tij në Instagram.

Ndërkohë që nuk kanë munguar as komentet pikante të ndjekësve: “Imagjino Kujtimin prapa bythës tënde”. Por, biznesmeni gay nuk e ka aspak problem, dhe i përgjigjet që ndodhen bashkë të dy: “Jemi mbyll në karantinë të dy”.

Disa javë më parë u publikua lajmi se deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjuzi kishte dhunuar ish-bashkëshorten dhe djalin. Por, gjatë një interviste sqaruese, Kujtim Gjuzi u shpreh se në 17 vite martesë, ai i ka dhuruar bashkëshortes vetëm trëndafila dhe në asnjë moment nuk ka ushtruar dhunë ndaj saj. Në fjalën e tij, Gjuzi tregoi se gruaja i kishte kërkuar që t’i kalonte të gjitha pronat në emër të djalit por ai nuk kishte pranuar pasi është babai edhe i tre vajzave.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz biznesmeni gay deputeti i opozites elton ilirjani kujtim gjuzi biznesmeni gay deputeti i opozites elton ilirjani kujtim gjuzi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 15 Mars 2020, 09:50

TIRANË– Balerina shqiptare Adel Lami prej kohësh e ka zhvendosur karrieriën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E ftuar në emisionin “Pop Cultu...