Aktualitet

Kreu i Bashkisë së Tropojës thyer urdhrin e izolimit, nxjerr punëtorët në terren dhe grupmbullohen për të bërë FOTO, h

14 Mars 2020, 18:50 Nga DOSJA
Kreu i Bashkisë së Tropojës thyer urdhrin e izolimit, nxjerr

TROPOJË- Një qytetar në Tropojë, ka bërë një denoncim sot në redaksinë e Dosja.al. Qytetari denoncon kreun e Bashkisë Tropojë, Rexhe Byberi, i cili ka thyer urdhrin e vendosur nga qeveria që qytetarët të mos grumbullohen që të mos përhapin koronavirusin.

Banori i qytetit verior tregon dhe fotot që janë bërë publike nga zëdhënësi i bashkisë, ku shihet se punëtorët janë pa masa mbrojtëse kundër COVID-19, dhe nuk janë pushim siç duhet të ishin.

Denoncim. Kryerilindasi i Tropojës nuk pyet për masat e karantinës të shpallura nga vetë rilindja,por nxjerrë punonjësit e bashkisë Tropojë ditën e shtunë pa asnjë masë mbrojtëse, për të rritur gjelbërimin e mjediseve të cilat nuk mungojnë për Tropojën, është koha për kujdes, por siç duket rilindasit janë imunë nga korona, por jo punonjësit dhe populli i Tropojës. Foto janë marrë nga faqja e zëdhënësi bashkisë Tropojë ismajl buçpapaj”, shkruhet në denoncim.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 38 të prekur. Dy të moshuar, në Fier dhe në Lushnje, janë shtruar në terapi intensive pasi kanë pasur komplikacione me shëndetin. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia tropoje koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 bashkia tropoje koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Mars 2020, 17:09

TIRANË– Qytetarë të Tiranës i janë bashkuar thirrjes së emisionit të Top-Channel “Hipokrati” për të duartrokitur personelin mjekësor që po japin kontributi...