Aktualitet

“Qëndroni brenda”, Policia shkon derë më derë tek emigrantët e sapo kthyer, u rikujton masat e rrepta të vetëizolimit

14 Mars 2020, 18:17 Nga DOSJA
“Qëndroni brenda”, Policia shkon derë më derë

TIRANË– Policia e Shtetit ka shkuar derë më derë në shtëpitë e emigrantëve që janë kthyer nga vendet e prekura nga koronavirusi.  Me formularë në duar dhe me qëndrimin dy metra larg qytetarit, efektivët kanë trokitur në të gjithë dyert e emigrantëve, për t’u kutjuar këtyre të fundit se duhet të karantinohen për 14 ditë.

Duhet të karantinoheni për 14 ditë. bashkë me familjen tuaj do qëndroni brenda. ju kujtojmë që ka masa,”- dëgjohen teksa thonë në video, e më pas vijohet me marrjen e të dhënave.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 38 të prekur. Dy të moshuar, në Fier dhe në Lushnje, janë shtruar në terapi intensive pasi kanë pasur komplikacione me shëndetin. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 policia e shtetit koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Mars 2020, 17:09

TIRANË– Qytetarë të Tiranës i janë bashkuar thirrjes së emisionit të Top-Channel “Hipokrati” për të duartrokitur personelin mjekësor që po japin kontributi...

Aktualitet 14 Mars 2020, 16:48

TIRANË- Një efektiv i Policisë Rrugore të Tiranës, i cili është pjesë e postblloqeve në kuadër të masave të shtuara kundër përhapjes së koronavirusit, treg...