Aktualitet

Pamje me dron nga dita e dytë e ‘shtet-rrethimit’, ja si duken nga lart Unaza e Madhe

14 Mars 2020, 17:14 Nga DOSJA
Pamje me dron nga dita e dytë e ‘shtet-rrethimit’, ja si duken

TIRANË- Një pjesë e mirë e qyteteve në Shqipëri janë në ‘shtet-rrethim’, pas masave shtrënguese të marra nga qeveria. Sot Tirana është në ditën e dytë të ‘shtet-rrethimit’ dhe makinat që qarkullojnë në rrugë janë të pakta.

Siç shihet dhe nga pamjet në dron, që janë në Unazën e Madhe të Tiranës, rruga është e boshatisur. Duket se qytetar i janë bindur thirrjes së qeverisë për të qëndruar në shtëpi.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 38 të prekur. Dy të moshuar, në Fier dhe në Lushnje, janë shtruar në terapi intensive pasi kanë pasur komplikacione me shëndetin. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 pamje me dron unaza e madhe masat kunder covid 19 pamje me dron unaza e madhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Mars 2020, 17:09

TIRANË– Qytetarë të Tiranës i janë bashkuar thirrjes së emisionit të Top-Channel “Hipokrati” për të duartrokitur personelin mjekësor që po japin kontributi...

Aktualitet 14 Mars 2020, 16:48

TIRANË- Një efektiv i Policisë Rrugore të Tiranës, i cili është pjesë e postblloqeve në kuadër të masave të shtuara kundër përhapjes së koronavirusit, treg...