Aktualitet

Rëndohet bilanci, shkon në 1441 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali (Shifrat sipas rajoneve)

14 Mars 2020, 17:23 Nga DOSJA
Rëndohet bilanci, shkon në 1441 numri i të vdekurve nga

ITALI– Numri i personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 në Itali ka shkuar në 1441, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 175 të tillë. Mediat italiane shkruajnë se gjithsej janë shëruar 1,966 persona të infketua me Covid-19, dhe se brenda 24 orëve të fundit janë rikuperuar 527.

Aktualisht ka 17,750 persona të infektuar. Më poshtë keni renditjen sipas rajoneve dhe në kllapa është shtimi i rasteve brenda 24 orëve të fundit.

Renditjet sipas Rajonit
Lombardia 11685 (+1865)
Emilia Romagna 2644 (+381)
Veneto 1937 (+342)
Piedmont 873 (+33)
Marche 899 (+174)
Liguria 463 (+ 118)
Campania 272 (+52)
Toscana 630 (+160)
Sicily 156 (+26)
Lazio 357 (+80)
Friuli-Venezia Giulia 301 (+44)
Abruzzo 112 (+23)
Puglia 166 (+37)
Umbria 107 ( +31)
Bolzano 173 (+48)
Calabria 60 (+22)
Sardenjë 47 (+4)
Valle d’Aosta 42 (+14)
Trento 206 (+43)
Molise 17 (-)
Basilicata 10 (-)

Në rang global janë regjistruar 5032 viktima dhe 132,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 127 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i viktimave ka shkuar në 1266 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi janë shënuar 3 viktima, në Kosovë janë konfirmuar dy rastet e para ndërsa në Shqipëri janë 38 të infektuar, mes tyre një viktimë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Mars 2020, 17:09

TIRANË– Qytetarë të Tiranës i janë bashkuar thirrjes së emisionit të Top-Channel “Hipokrati” për të duartrokitur personelin mjekësor që po japin kontributi...

Aktualitet 14 Mars 2020, 16:48

TIRANË- Një efektiv i Policisë Rrugore të Tiranës, i cili është pjesë e postblloqeve në kuadër të masave të shtuara kundër përhapjes së koronavirusit, treg...