Aktualitet

Mjeku Isuf Kalo këshilla për qytetarët: Të rrezikuar janë dhe të rinjtë që vuajnë nga diabeti, duhet të keni kujdes

14 Mars 2020, 18:12 Nga DOSJA
Mjeku Isuf Kalo këshilla për qytetarët: Të rrezikuar

TIRANË- Mjeku i njohur, Isuf Kalo ka dhënë sot disa këshilla se si të mbrohemi nga koronavirusi që ka mbrëthyer vendin. I ftuar sot në emisionin “Kjo Javë” në News 24, deklaroi se dhe të rinjtë janë të rrezikuar nga COVID-19.

Kalo tha se të gjithë personat me diabet janë shtresa më e rrezikua, ndaj duhet të bëjnë më shumë kujdes. “Edhe moshat e reja janë vulnerable nëse janë të prekura nga diabeti. Për herë të parë ka një fushatë që t’i jepen këshilla të moshuarve, unë mendoj që edhe të rinjtë duhet të jenë më të kujdesshëm përballë këshillave”, u shpreh Mjeku.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 38 të prekur. Dy të moshuar, në Fier dhe në Lushnje, janë shtruar në terapi intensive pasi kanë pasur komplikacione me shëndetin. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet isuf kalo masat kunder covid 19 isuf kalo masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Mars 2020, 17:09

TIRANË– Qytetarë të Tiranës i janë bashkuar thirrjes së emisionit të Top-Channel “Hipokrati” për të duartrokitur personelin mjekësor që po japin kontributi...

Aktualitet 14 Mars 2020, 16:48

TIRANË- Një efektiv i Policisë Rrugore të Tiranës, i cili është pjesë e postblloqeve në kuadër të masave të shtuara kundër përhapjes së koronavirusit, treg...