Aktualitet

Vrasja e Jurgen Kurtit/ Zv.ministri i Brendshëm përplaset “live” me gazetaren

19 Mars 2019, 21:26 Nga DOSJA
Vrasja e Jurgen Kurtit/ Zv.ministri i Brendshëm përplaset

TIRANË- Pas vrasjes të 26-vjeçarit, Jurgen Kurti,  zv.ministri i Brendshëm Besford Llamallari i ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në  News 24 , është përfshirë në debat me gazetaren Klodiana Lala. Llamalari u shpreh se nuk merret me detaje investigative.

Besford Llamallari: Për rastin konkret nuk do ishte aspak korrekte të shprehem. Por, ka dy elemente që zbulojnë punën e policisë. Ka shumë raste të tjera, mbi të gjithë informacionet që vijnë nga publiku që e ndihmojnë policinë. Është rritur në mënyrë eksponenciale raportimet pranë komisariatit dixhital, gjë që ka çuar në më shumë urdhëra mbrojtës.

Klodiana Lala: A e kishte në supervijim policia për shkak të aktivitetit në biznes. A ishte 26-vjeçari kontingjent i Policisë së Shtetit dhe a mbahej në vëzgjim si eksponent kriminal. Besoj se e dini që bëhet fjalë për një rkim mafioz.

Besford Llamallari: Unë nuk jam shef i policisë as prokuror, por nëse do ja bënit këtë pyetje jam e sigurtë që kanë detyrimin ligjor të mos përgjigjen. Ne duhet të informojmë publikun të mos përhapim panik, do ishte e rëndë ndoshta ka ndodhur në të shkuarën që zv.ministri të merrej me detaje investigative. Nëse do ishim koleg do uleshim në kafe.

Rudina Xhunga: Zonja Arapi më shkruan. Nëna e Jurgenit do e kishte gjallë po të ishte dënuar për burrin dhe unë do e kisha gjallë burrin.

Marrë nga Balkanweb

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besford llamallari jurgen kurti klodiana lala vrasja e jurgen kurtit besford llamallari jurgen kurti klodiana lala vrasja e jurgen kurtit

Sondazh

Poll