Aktualitet

Vrasja e 62-vjeçarit te Liqeni Artificial, gazetarja zbardh dëshminë e djalit: Si ndodhi atentati

20 Mars 2019, 06:35 Nga DOSJA
Vrasja e 62-vjeçarit te Liqeni Artificial, gazetarja zbardh

Tiranë- Disa ditë më parë në Tiranë në zonën e Liqenit Artificial u vra me arë zjarii 62-vjeçari Haxhi Baxhinovski.  Burime për Dosja.al bëbë me dije se personi i cili akuzohet se ka kryer vrasjen është Islam Myrkaj, nga Fieri. (lexo këtu)

Mbrëmjen e djeshme gazetarja Klodiana Lala në emisionin “Dritare me Rudinën” zbardhi dëshminë e djalit të 62-vjeçarit, i cili ishte pranë të atit në momentin që ndodhi atentati. 

Pikërisht djali i tij që kishte dalë ta shoqëronte për vrap ish-të përndjekurin u bë dëshmitar në vrasjen e të atit. 

Islam Myrkaj ishte afruar teksa bënin vrap. Ai ishte i shoqëruar edhe nga një person tjetër Myftar Pasha, i arrestuar për moskallëzim krimi. Djali tha se Myrkaj ka punuar më parë në biznes të përbashkët me të atin. Ky i fundit i kishte një borxh Baxhinovskit. Ka pasur një debat të momentit dhe autori i dyshuar ka nxjerrë armën duke e qëlluar. Polica e ka pasur më të lehtë të identifikojë autorin, pasi djali e njihte. Po ashtu ka pasur edhe dëshmitarë të shumtë për ngjarjen.

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dëshmia e djalit haxhi baxhinovski islam myrkaj vrasja te liqeni artificial dëshmia e djalit haxhi baxhinovski islam myrkaj vrasja te liqeni artificial

Sondazh

Poll